TEKSA PO PËRBALLET ME DERI 10 VJET BURG, REPERI PADITET EDHE PËR 20 MILIONË DOLLARË

Reperi, Lil Wayne përballet me 10 vjet burg federal pasi ai u deklarua fajtor të premten për armëmbajtje pa leje, thanë prokurorët, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Siç raporton Pitch Fork, të këqijat nuk kanë të ndalur për reperin i cili është paditur nga ish-menaxheri i tij për miliona e miliona dollarë.

Lil Wayne është paditur nga ish menaxherët e tij Ronald Sweeney dhe Avant Garde Management për më shumë se 20 milionë dollarë në ato që ata thonë se u detyrohen në komisione të papaguara, konfirmon raporti i TMZ.

Padia pretendon se Sweeney dhe Avant Garde menaxhuan mbi 30 procese gjyqësore për Wayne dhe “morën shumë pak kompensim” për punën e tyre. Ata pretendojnë se Wayne nuk ka paguar 10% të premtuar të rimëkëmbjes nga proceset gjyqësore, 10% të shitjes së regjistrimeve master, dhe 17% në komisione nga menaxhimi i përgjithshëm. 

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *