TËRMET NË KROACI

Një termet ka goditur Kroacinë në mëngjesin e së hënës, njofton Insajderi.

Dridhja e tokës 5.1 ballësh ndodhi në juglindje të Zagrebit.

Epiqendra ishte 14 km në veri-lindje të Glinës, më afër Petrinja, tha kreu i Shërbimit Sizmografik të Kroacisë, Ines Ivancic.

Sipas gazetës kroate, Vecernji list, shërbimi sizmologjik regjistroi edhe dy tërmete të forta këtë mëngjes. I pari ishte në 07 orë e 49 minuta, dhe e dyta në 07 orë e 51 minuta. Madhësitë e tërmeteve ishin 4.7 dhe 4.1 sipas Rihterit, dhe intensiteti në epiqendrën e shkallëve VII dhe VI të shkallës EMS.

 /Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *