Tetëmbëdhjetë emigrantë nga Bangladeshi janë gjetur në një automjet në rrugën Negotinë-Gradsko

Tetëmbëdhjetë emigrantë nga Bangladeshi janë gjetur dje në një automjet rrugës për në Negotinë-Gradsko, informoi sot Verolub Dodevski, zëdhënës i SPB Veles.

“Rreth orës 14:30 minuta në rrugën Negotinë-Gradsko, në afërsi të lokalitetit Stobi, gjatë kontrollit në automjetin motorik ‘ford’ me targa të Shkupit, i drejtuar nga V.T. (33) nga Shkupi, në pjesën transportuese të automjetit, nëpunësit policor kanë gjetur 18 emigrantë nga Bangladeshi (të gjithë minoren). shoferi është privuar nga liria dhe është arrestuar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme”, sqaroi Dodevski.

Është kryer inspektim në vendin e ngjarjes nga ekipi inspektues nga Stacioni policor Negotinë. Është njoftuar prokurori publik, ndërsa emigrantët janë vendosur në Qendrën transite të pranimit “Vinojug”-Gjevgjeli.

/TS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *