TRE SHQIPTARË KOSOVARË NË POLICINË E AUSTRISË LUFTUAN KUNDËR TERRORISTËVE NË VJENË

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë të martën se tre policisë nga Kosova ishin pjesë e grupit policor që luftuan terroristët në Vjenë.

Këto komente ajo i bëri para takimit që do ta ketë me homologun e saj nga Gjermania, Heiko Maas.

“Kosova dënon njëzëri sulmet e natës së shkuar në Vjenë. Nuk do të jap komente mbi burime të pakonfirmuara, por do të doja të nenvijëzoja disa fakte të rëndësishme mbi atë çfarë ka ndodhur dje. Tre prej efektivëve të policisë që iu përgjigjën sulmeve të mbrëmshme ishin shqiptarë, shtetas të Kosovës, të cilët jetojnë të mirëintegruar në Vjenë dhe punojnë e luftojnë krahas qytetarëve austriakë për të mbrojtur vlerat dhe qëllimet që ne ndajmë me popullin austriak”.

“Le të reflektojmë mbi këtë dëshmi të mirë integrimit të qytetarëve tanë dhe faktit se Kosova qëndron përkrah aleatëve tanë në luftën kundër ISIS dhe terrorizmit”, tha kryediplomatja”. 

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *