TURQI, LIROHEN 90.000 TË BURGOSUR SI PJESË E MASAVE ANTI COVID-19

Burgjet në të gjithë Turqinë filluan të lirojnë sot të burgosurit, si pjesë e një amnistie masive që synon të zvogëlojë mbipopullimin në mënyrë që të frenojë përhapjen e koronavirusit.

”Qindra të burgosur po lirohen në të paktën pesë qytete, përfshirë Stambollin dhe kryeqytetin Ankara”, raportoi AA, që tregoi imazhe të burgosurve që mbanin maska.

Parlamenti turk miratoi dje një projektligj për lirimin e parakohshëm të rreth 90.000 të burgosurve që kanë të drejtë për lirim me kusht ose arrest shtëpiak.

Amnistia përjashton ata që janë të dënuar për terrorizëm, drogë, vrasje me dashje dhe dhunë ndaj grave.

”Turqia ka gjithsej 269.806 të burgosur”, sipas Këshillit të Europës.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Turqi ka arritur në 1.403.

/Insajderi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *