TURQIA E SHNDËRRON NË XHAMI KATEDRALEN MUZE TË STAMBOLLIT

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka nënshkruar një dekret që shndërroi Hagia Sophia në Stamboll – themeluar si katedrale – në një xhami, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

Më parë gjykata e lartë administrative e Turqisë anuloi statusin muze të zonës kulturore me famë botërore.

Ndërtuar 1.500 vjet më parë si katedrale, osmanët e bënë Hagia Sophia një xhami. Por në vitin 1934 u bë muze.

Ashtë një sit i Trashëgimisë Botërore të Unesco-s. Unesco i kërkoi Turqisë të mos ndryshojë statusin e saj pa diskutim.

Islamistët në Turqi kanë kërkuar prej kohësh që ajo të shndërrohet në një xhami, por anëtarët e opozitës laike kanë kundërshtuar këtë veprim. Propozimi ka ngjallur kritika nga liderët fetarë dhe politikë në të gjithë botën.

Kreu i Kishës Ortodokse Lindore ka dënuar propozimin, ashtu si dhe Greqia – shtëpi për shumë miliona besimtarë ortodoksë.

Dekreti i Z. Erdogan i dorëzon kontrollin e xhamisë Ayasofya, siç njihet në gjuhën turke, drejtorisë fetare të Turqisë, për ta rihapur atë për besimtarë.

 /Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *