TURQIA HEQ SHTETRRETHIMIN NGA 1 KORRIKU

Turqia nga 1 korriku i jep fund shtetrrethimit në funksion të pandemisë së COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti turk, Recep Taip Erdogan, i cili tha se në të njëjtën ditë do të hiqen edhe kufizimet e udhëtimit nga një qytet në tjetrin si dhe ato për transportin publik urban.

Tashmë me fillimin e korrikut Turqia do i rikthehet jetës normale ndërkohë që vendi është në sezon turistik.

Pas bllokimit 17-ditor, Turqia pati rënie të shifrave ashtu siç po ndodh në Evropë dhe nga 1 qershori qeveria ka vendosur të lirojë masat kufizuese.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *