Vaksinat kineze në Maqedoni, detajet e marrëveshjes “top secret”

Marrëveshja për furnizim të vaksinave anti kovid u nënshkrua me prodhuesin kinez “Sinofarm”. 200 mijë dozat e para pritet të arrijnë gjatë këtij muaji. Ministria nuk jep detaje për datën e arritjes dhe duke u thirrur në praktikat globale, thonë se kontrata do të mbetet sekrete. Ministri Filipçe tha se këto do të jenë të mjaftueshme për personelin mjekësor në vijë të parë frontit.

“Sot praktikisht nisëm të punojmë për detajet e transportit pas nënshkrimit të marrëveshjes, kontingjenti do të vjen përmes aeroplanit. Do të duhen disa ditë për gjithë organizimin, lejoni në ditët e ardhshme kur të dimë saktë se kur do të vijnë vaksinat, mos të bëjmë spekulime”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Vaksina e kompanisë “Sinofarm” ruhet dhe shpërndahet në një temperaturë prej 2 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa është e paketuar në shiringë të mbushur paraprakisht, e cila lehtëson aplikimin e vetë vaksinës. Kreu i shëndetësisë tha se edhe pse u vonuan vaksinat, kur do të nis imunizimi, nuk do të ndalojë pasi furnizimet do të vijnë njëra pas tjetrës. Ai heq dilemat për cilësinë e vaksinës, por nuk thotë asgjë për efektet e mundshme anësore të saj.

“Vaksina Pfizer e gjitha të tjerat së bashku me vaksinën kineze kanë absolutisht nivel të njëjtë të sigurisë, janë zhvilluar në platforma të sigurta nuk ka hapësirë për dyshime për asnjërën”, pohoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Sipas planit nacional për vaksinim vaksina kineze me dy injektime në fazën e parë pas personelit mjekësor nëpër kovid qendrat dhe repartet infektive, vaksinën anti kovid do ta marrin edhe mjekët amë, të punësuarit në ndihmën e shpejtë si dhe të moshuarit mbi 70 vjeç me sëmundje kronike.

Por, sa vijnë ngushtohen edhe afatet e parashtruara nga Ministria e Shëndetësisë për vaksinat Pfizer, Astra&Zeneka. Në opsion mbetet edhe vaksina ruse “Sputnik V” përderisa kushtet e vëna të kompanisë “Moderna” për furnizim mbi 2 milion vaksina mbetet i pa pakapshëm për rrethanat tona. Asnjëra prej këtyre vaksinave nuk është e regjistruar në Agjencinë e Barnave, meqenëse u bënë edhe ndryshimet ligjore, furnizimi do të bëhet përmes importit emergjent në bazë të ligjit të vjetër .

Adnan Qaili

/Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *