Vala e dytë e koronavirusit nuk do të jetë aq e fortë sa e para

(KEYSTONE/Laurent Gillieron)

Duket se dalja nga muajt e mundimshëm të izolimit u shoqërua me një ndjesi të fortë lehtësimi dhe shprese për rikthim sa më të shpejtë në normalitet. Por, frika e një vale të dytë të sëmundjes vazhdon të mbetet e pranishme, e përforëcuar edhe nga paralajmërimet e autoriteteve shëndetësore nëpër botë, që e presin mbërritjen e saj në vjeshtë.

Së fundmi, disa ekspertë në Itali shohin pak dritë në fund të tunelit. Presidenti i Këshillit Superior të Shëndetësisë në vendin fqinj, Franco Locatelli, deklaroi se me shumë gjasë vala e dytë do të jetë më e butë se e para.

“Duhet të jemi të përgatitur për mbërritjen e një vale të dytë të infektimeve, e cila, nëse do të vijë vërtet, nuk besoj se do të ketë për çdo rast, përmasat dhe fuqinë e të parës”, tha Locatelli.

Pohimet e tij vijnë në kohën kur Universiteti John Hopkins në Amerikë njoftoi se në botë u kapërcye niveli i 7 milionë të infektuarve. Në Itali sakaq, fondacioni Gimbe ka dhënë alarmin, duke thënë së ne rajonet ku virusi qarkullon më shumë, po bëhen më pak tamponë.

/albinfo.ch./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *