Vazhdojnë protestat në SHBA, në Los Angeles shpallet gjendja emergjente (VIDEO)

Situata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është tensionuar si rezultat i vdekjes së afroamerikanit George Floyd.

Rreth 25 qytete në pjesë të ndryshme të Shteteve të Bashkuara kanë vendosur orë policore nga e shtuna në mbrëmje deri të dielën në mëngjes, ndërsa në mbi dhjetë shtete është angazhuar Garda Kombëtare, me urdhër të presidentit Trump.

Kryengritja e qytetareve amerikanë ka arritur deri te pragu i Donald Trump-it, në Shtëpinë e Bardhë pasi protestuesit janë përplasur me Shërbimin Sekret dhe policinë për ditën e dytë me radhë.

Duke brohoritur “Nuk po mund të marr frymë”, “Jeta e personave me ngjyrë ka peshë” dhe “Fu** Donald Trump”, qindra protestues e kanë rrethuar të shtunën Shtëpinë e Bardhë, e cila i ngjau një fortese më shumë se kurrë më parë në kujtesën e vonshme.

Ndersa, guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Los Angeles dhe rrethinën e tij. Kështu thuhet në njoftimin e zyrës së guvernatorit, pasi që situata është tejet e tensionuar.

Guvernatori gjithashtu për Los Angeles ka kërkuar dërgimin e pjesëtarëve të Gardës Kombëtare për t’i shpërndarë protestuesit, shkruan CNN, përcjell albinfo.ch

Në Shtetet e Bashkuara janë organizuar protestat të mëdha pas vdekjes së afroamerikanit George Floyd në duart e policisë, përcjell tutje albinfo.ch.

/albinfo.ch./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *