VAZHDOJNË PROTESTAT NË SHBA PAS PLAGOSJES ME SHTATË PLUMBA TË JACOB BLAKE (VIDEO)

Për të dytën natë rresht ka pasur protesta dhe përplasje me policinë në Wisconsin, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku janë ndezur dhe shtëpi e vetura, pas rastit kur policia e qëlloi me armë të dielën një person me ngjyrë, njofton Insajderi.

Jacob Blake, 29 vjeçar, është në gjendje stabile pasi u qëllua disa herë në qytetin Kenosha.

Pamje nga shtënia me armë e policëve, të marra nga matanë rrugës, dhe të shpërndarë në rrjetet sociale, tregojnë zotëri Blake duke shkuar të vetura e tij dhe një oficer që e mbanë për bluze dhe më pas dëgjohen shtatë të shtëna.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *