VDES I MBIJETUARI I FUNDIT I ÇLIRIMIT TË AUSHVICIT

Ka vdekur , David Dushman, ushtari i fundit i mbijetuar sovjetik i përfshirë në çlirimin e Aushvicit, transmeton Insajderi.

Sipas ‘BBC”, komuniteti i hebrenjve të Mynihut dhe Bavarisë së Epërme të dielën ka thënë se Dushman 98 vjeçar, ka vdekur në një spital të Mynihut të shtunën.

“Çdo dëshmitar i historisë që kalon është një humbje, por duke i thënë lamtumirë David Dushman është veçanërisht e dhimbshme”, ka deklaruar  Charlotte Knobloch, ish-kryetare e Këshillit Qendror të Hebrenjve të Gjermanisë.

Nazistët kanë dëbuar rreth 1.3 milion persona në kompleksin në Aushvic në periudhën 1940-1945, sipas Muzeut të Holokaustit në Shtetet e Bashkuara.

“Rreth 1.1 milion prej tyre janë varë nga autoritetet e kampit”, është thënë me tej në këtë media.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *