VETURAT NË FILMIN ‘ONCE UPON A TIME IN HOLLYWOOD’ DALIN NË ANKAND

Tani edhe ju mund të zotëroni një pjesë të historisë së filmit nga Quentin Tarantino fitues i çmimit ‘Oscar’.

Entuziastët e kinemasë Cinephiles tani mund të zotërojnë një pjesë të historisë së filmit duke bërë oferta për makinën e Rick Dalton (Leonardo DiCaprio) dhe atë të Cliff Booth (Brad Pitt) në filmin e Quentin Tarantino “Once Upon a Time in Hollywood”.

Makinat do të dalin në ankand me 26 dhe 27 gusht, si pjesë e një ngjarje masive të organizuar nga Prop Store. Ankandi është i vendosur në Londër dhe Los Angeles, dhe njerëzit mund të regjistrohen në ankand, online.

Makina e verdhë ‘Cadillac Coupe de Ville’ e DiCaprio-s aktualisht ka një vlerësim prej 45,000 deri 55,000 ndërsa, ndërsa ‘Volkswagen Karmann Ghia’ i Pitt vlerësohet midis 20,000 dhe 30,000 dollarë. 

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *