Votuesit e BDI-së po orientohen kah Lëvizja Besa

Zgjedhjet e 15 korrikut mund të sjellin ndryshime drastike në  skenën politike në Maqedoni, jo vetëm në taborin maqedonas, por edhe atë sa u takon subjekteve shqiptare.

Tri parti politike kanë krijuar koalicione me parti tjera, e cila  do të dominojë karshi atyre që garojnë vetëm. BDI është partia e  vetme e cila nuk ka bërë koalicion parazgjedhor.

Polarizimi partiak – hendeku i gjerë dhe në rritje midis BDI-së  dhe partive tjera opozitare shqiprare, është karakteristika  përcaktuese e politikës në Maqedoni. Ajo çfarë e thekson këtë  cikël zgjedhor më së shumti është përçarja e degëve në BDI, kjo si pasojë e zhgënjimit politik nga udhëheqësia e kësaj partie.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) çdo ditë e më shumë po shkon gjithmonë e drejt rrudhjes së partisë. Sipas burimeve të  Albanews24 një pjesë e madhe e degëve dhe nëndegëve të BDI-së nuk  do të përkrahin partinë e tyre në këtë cikël zgjedhor, por ata
kanë vendosur në heshtje të mbështesin Lëvizjen Besa.

Shkak për këtë janë bërë përplasjet e fundit nga themeluesit e BDI-së dhe ish-ushtarë të UÇK-së. Opinioni veç më e ka hetuar se dega e BDI-së në Tetovë është distancuar nga partia dhe se  përcaktimi i tyre politik do të jetë për opozitën shqiptare, gjegjësisht për Besën.

Aktivistë dhe nëndega të BDI-së vetëm se kanë filluar t’i prishin strukturat e tyre dhe nuk do të përkrahin as konceptin e tyre politik, por as BDI-në në të ardhmen. Përçarjet dhe pakënaqësitë kanë filluar qysh më parë në BDI. Përçarjet e para filluan me ish-deputeten Ermira Mehmeti, e cila një kohë të gjatë ka kritikuar dhe ka  kërkuar reforma në parti, por u dëbua prej partisë me format më të pamoralshme. Nga kjo parti është distancuar edhe ish-deputeti Rafis Aliti. Ai përherë të parë në vitin 2016 kritikoi partinë e tij, gjegjësisht kërkoi përgjegjësi nga Ali Ahmeti dhe Artan Grubi, pas votimit të atëhershëm të ndryshimeve të Kodit zgjedhor. Aliti në atë kohë pohoi se Grubi kokë më vete e ka nënshkruar ligjin, pa mos e informuar grupin parlamentar dhe organet partiake për këtë.

Poashtu edhe ish-zv.kryeministri Hazbi Lika dhe shokët e tij të afërt, si ish-kandidati për kryetar komune në Bogovinë, Berzah Bejtullahu-Xaki prej vitit 2019 i kanë ngrirë aktivitetet e tyre për këtë parti. E gjithë BDI-ja e ka të qartë, se në qoftë se shkëputet Lika dhe shokët e tij të afërt nga BDI-ja, do të ketë rënie të madhe si në sondazhe, por edhe në zgjedhje.

Sondazhet e fundit zbulojnë mendime të ndara për përcaktimet politike, edhe atë duke e nxjerrë BDI-në gjithnjë e më shumë në rënie, por edhe entuziazëm për lidhje më të forta me opozitën shqiptare. Duke iu referuar sondazheve të fundit, dukshëm vërehet  se koalicioni Besa-LSDM janë në epërsi. Pavarësisht goditjeve të brendshme, por edhe të jashtme, Lëvizja Besa arriti të mbijetoj si partia opozitare më konstruktive në Maqedoni. Aktualisht partia Besa mbetet si forca kryesore, edhe atë me grup parlamentar. Sondazhet dhe përceptimi i qytetarëve janë se shpresa e vetme që mund ta çojë BDI-në në opozitë është pikërisht Besa.

Sidoqoftë, politika konsistente e Lëvizjes Besa arritë mundësoi koalicionin me LSDM-në, koalicion i cili premton qeverisje qytetare dhe euro-integruese.

Përndryshe, fushata zgjedhore fillon më 24 qershor dhe përfundon më 12 korrik. Deri atëherë do të shohim nëse do të shpeshtohen përçarjet brenda BDI-së dhe nëse i ka ardhur koha që kjo parti të konsolidohet politikisht dhe të largojë garniturën e vjetër politike, me të vetmin qëllim që të mbijetojë.

/P/B

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *