Wuhan/ Vinçi rrëzohet mbi makina (Video link)

Wuhan-i në Kinë është bërë sërish lajm në mediat botërore, por këtë herë jo më si vendi i origjinës së koronavirusit që ka pushtuar botën, por për rrëzimin e një vinçi gjigant.

Pamje të tmerrshme janë kapur nga momenti i rrëzimit të vinçit në rrugë, ndërsa ishte duke ngritur një strukturë të rëndë çeliku.

Të paktën dy persona mbetën të lënduar nga kjo ngjarje, të cilët përfunduan menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ata ishin duke lëvizur me makinë, por vinçi përfundoi mbi të, ndërsa shkatërroi edhe dy automjete të parkuara në rrugë. Një ndërtesë në anën të rrugës, u dëmtua gjithashtu.

https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/06/Wuhani-s%C3%ABrish-n%C3%AB-qend%C3%ABr-t%C3%AB-mediave.mp4?_=1

/EpokaeRe/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *