Zaev: Mos i largoni nga puna puntorët, do t’ju ndihmojmë financiarisht (VIDEO)

Kreu i LSDM-së në “Click Plus”, ka folur për masat e para ekonomike që Qeveria morri në periudhë pandemie. Ai ka thënë se do të merren edhe masa të reja. Ai ka bërë apel për të gjithë afaristët që të mos i largojnë nga puna punëtorët sepse Qeveria do tu dalë në ndihmë.

“Ju lutem të mos i largoni nga puna punëtorët, nëse i largoni do të jetë keq për vendin, ai është populli ynë. Të mos harrojmë se është vështirë të gjindet punonjës kualitativ. Shteti do të dalë në ndihmë aq sa mundet”, tha Zaev.

/TS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *