ZGJEDHJET NË SHBA: JOE BIDEN SHUMË AFËR FITORES

Zgjedhjet e këtij viti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mes presidentit aktual republikan, Donald Trump dhe kandidatit për president të Demokratëve, Joe Biden, po konsiderohen si ndër zgjedhjet më të ngushta prej kohësh në SHBA. Është dita e tretë presje vendvotimet janë mbyllur, por ende fituesi zyrtarisht nuk dihet, përkundër se Joe Biden i demokratëve tashmë është afër për t’u shpallur fitues, meqë gati i ka arritur 270 votat e nevojshme elektorale, të mjaftueshme për të fituar. Numërimi i votave po vazhdon, derisa votat e shumta me postë e kanë ngadalësuar procesin shumë. Këtu mund të lexoni, të përditësuara, të gjitha lajmet me rëndësi nga zgjedhjet në SHBA – nga dita e zgjedhjeve e deri më sot.

Përmbledhje:

  • Biden ka marrë kryesimin edhe në Pennsylvania kur janë numëruar 98 për qind të votave në këtë shtet.
  • Nëse e fiton Pennsylvanian, ai bëhet president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
  • Biden ka marrë kryesimin edhe në Georgia, me 99 për qind të votave të numëruara.
  • Biden ka epërsi edhe në Nevada dhe Arizona.
  • Fitorja në njërin nga këto dy shtete gjithashtu ia siguron presidencën.
  • Trump përsëri ka thënë se është ai që i ka fituar zgjedhjet, edhe pse numërimi ende nuk ka përfunduar.
  • Trump është ankuar prapë për “korrupsion dhe mashtrim sa u përket votave me postë”, por nuk ka dhënë fakte se mashtrimi ka ndodhur
  • Joe Biden ka kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë të qetë derisa po vazhdon numërimi i votave, duke shtuar se “s’ka dyshim” që i ka fituar zgjedhjet.
  • Trump thotë se gjendja në Arizona për të është “ok”, por numrat, kur tashmë janë numëruar 91 për qind e votave, e tregojnë Biden në epërsi.
  • Në përgjithësi dalja në zgjedhje ka qenë më e larta në 120 vjetët e fundit, duke arritur në 66.9 për qind./Ts.mk

/Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *