ZGJEDHJET NË SHBA: KUR E MARRIM VESH KUSH KA FITUAR?

Në këto zgjedhje, miliona amerikanë kanë votuar me postë për shkak të Coronavirusit, çka nënkupton se do të ketë vonesa në numërimin e të gjitha votave.

Pas mbylljes së vendvotimeve në zgjedhjet Presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mund të marrë ditë ose javë të tëra për ta kuptuar nëse ka fituar Donald Trump, apo Joe Biden, njofton Insajderi.

Në këto zgjedhje, miliona amerikanë kanë votuar me postë për shkak të Coronavirusit, çka nënkupton se do të ketë vonesa në numërimin e të gjitha votave.

Kur dalin rezultatet zgjedhore zakonisht?

Zakonisht rezultatet zgjedhore dalin në natën e zgjedhjeve, pra po atë ditë, çka do të thoshte në këtë rast, sonte.

Shtetet të ndryshme, ndalojnë votimin në kohëra të ndryshme. Fillimisht qendrat zgjedhore mbyllën në Krahun Lindor në orën 19:00.

Numërimi i plotë asnjëherë nuk bëhet në ditën e zgjedhjeve, por numërohen mjaftueshëm sa për t’u ditur fituesi.

Një shtet “shpallet” fitues nga mediat në SHBA kur besohet se dallimi në mes të kandidatëve është i pakthyeshëm.

Por, në këtë fazë, kur shumica, por jo të gjitha votat janë numëruar, ende rezultati trajtohet veç si “projeksion”, jo si rezultat final.

Presidenti në SHBA nuk vendoset nga vota nacionale, por nga fitorja në mjaftueshëm shtete.

Fituesi në secilin shtet merr një numër të caktuar të “votës elektorale”, bazuar në numrin e popullsisë së atij shteti.

Për të fituar zgjedhjet, duhen fituar 270 vota elektorale.

Në zgjedhjet e kaluara, në vitin 2016, projeksioni fitues për Trump ishte shpallur rreth orës 02:30 në mëngjesin e hershëm, pasi fitorja në Wisconsin e kishte vënë mbi 270 vota elektorale.

Pse këtë vit është ndryshe?

Pandemia e Coronavirusit ka bërë që shumë njerëz këtë herë kanë votuar para ditës së zgjedhjeve (diçka e lejueshme në shumicën e shteteve në SHBA). Votimin e kanë bërë ose me postë, ose në vendvotim.

Votat me postë zakonisht marrin më shumë kohë për t’u numëruar, pasi që duhen më shumë hapa verifikimi për to, siç është nënshkrimi dhe kontrollimi i adresës.

Disa shtete, siç janë Ohio dhe Florida, e lejojnë procesin e numrit të votave të fillojë më herët, prandaj në këto dy shtete numërimi është më i hershëm.

Në këto shtete, edhe këtë vit, ka mundësi që të shpallet fituesi në natën e zgjedhjeve, varësisht sa e afërt është gara.

Por, shtetet të tjera, siç janë Pennsylvania dhe Wisconsin, nuk lejojnë fillimin e numërimit të votave të hershme, deri në ditën e zgjedhjeve.

Këto shtete mund të jenë vendimtare – dhe zyrtarët kanë thënë se numërimi pritet të marrë kohë me ditë të tëra.

Çfarë tjetër mund ta vonojë numërimin?

Gati gjysma e shteteve në SHBA kanë pranuar vota me postë, të cilat mbërrin pas ditës së zgjedhjeve, prandaj disa vota do të duhet të numërohen pas ditës zgjedhore.

Gjithashtu pritet të ketë rritje të “fletëvotimeve të përkohshme” – fletëvotime të kërkuara nga njerëzit, sepse njëherë kanë dashur të votojnë më postë, por pastaj kanë vendosur që të shkojnë edhe në qendër zgjedhore dhe të votojnë direkt.

Prandaj është një proces i caktuar derisa të shqyrtohen të gjitha që të mos ketë dikush mundësinë të votojë dy herë.

Si numërohen votat?

Shumica e votave – në letër, apo digjitale – numërohen nga aparaturat.

Por, punëtorët në qendrat zgjedhore, duhet të shikojnë për çdo fletëvotim, të cilat ndodhë që makina nuk i proceson fare.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *