Deri në ora 14 askush nuk ka ngritur padi deri te Gjykata administrative

Te Gjykata administrative deri në ora 14 nuk kanë arritur padi nga partitë politike, pasi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve unanimisht i ka hedhur poshtë të gjitha 2.142 ankesat e tyre për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, informoi për MIA-n kryetari i Gjykatës administrative, Burim Sejdini.

KSHZ-ja duhet t’i dorëzojë vendimet deri te partitë politike, pas çka fillon të rrjedh afati 24-orësh për parashtrimin e padive.

Siç informoi për MIA-n zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabanii, deri në ora 14 vendimet nga Komisioni për hedhjen poshtë ose refuzimin e ankesave i kanë parashtruar përfaqësuesit e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativa, Integras, të MORO-së, të Demokratëve dhe të së Majtes.

Ai tha se nëse ndonjë nga partitë nuk i merr vendimet, KSHZ-ja do t’u dërgojë përmes postës elektronike. Pesë orë pas dërgimit, llogaritet se vendimet u janë dërguar partive. Pastaj ata kanë afat prej 24 orëve që t’i dërgojnë deri te Gjykata administrative, e cila megjithatë në afat prej 60 ditëve pas pranimti të padive, duhet të vendos për to.

“Jemi të gatshëm të pranojmë padi nga ana e përfaqësuesve të autorizuar të listave të kandidatëve për deputetë, megjithatë deri në këtë moment nuk ka padi të parashtruara”, tha Sejdini.

Ai thekson se janë ndërmarrë të gjitha aktivitetet dhe masat që gjykata të funksionojë me tërë kapacitetin e saj.

“Është bërë shorti i këshillave për vendosjen për zgjedhjet, ashtu që, jemi të bindur se Gjykata administrative do të arrijë me kohë t’i kryejë të gjitha kompetencat e saj ligjore, e ajo ëhstë të marrë vendime për paditë e parashtruara dhe të kemi rezultate përfundimtare zyrtare pas zgjedhjeve të mbajtura të parakohshme parlamentare 2020”, tha Sejdini.

Ai përsëriti se po bëhen përpjekje që të organizohen dhe gjykata të veprojë në mënyrë sa më efikase që është e mundur.

Pas vendimit të Gjykatës administrative dhe marrjes së vendimeve eventuale nga Gjykata administrative, për mbrojtjen e të drejtës zgjedhore, në KSHZ në pajtim me ligjin, Komisioni do t’i publikojë rezultatet përfundimtare zyrtare. Pastaj KSHZ-ja do t’u japë vendime deputetëve të zgjedhur. Afati i fundit për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit është 4 gushti.

/TS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *