Shkencëtarët pretendojnë se kanë gjetur shkakun e vdekjes së Burce Lee pas 50 vitesh
Aktori, regjisori, skenaristi dhe mësuesi i paharrueshëm i arteve marciale ishte vetëm 32 vjeç kur u nda nga jeta në korrik 1973 nga edema cerebrale, siç u zbulua nga autopsia. Kjo ënjtje mendohej se ishte shkaktuar nga një reagim i trupit të Bruce Lee ndaj ilaçit qetësues Equagesic që po merrte aktori.
Por kjo mund të mos jetë e gjithë historia. Një ekip shkencëtarësh besojnë se ënjtja e trurit u shkaktua nga hiponatremia – një çrregullim elektrolitik i shkaktuar nga mungesa e natriumit në gjak që prish ekuilibrin e elektroliteve në trup në një gjendje të paqëndrueshme, potencialisht kërcënuese për jetën.
Disa faktorë sugjerojnë se aktori i famshëm mund të ketë qenë duke konsumuar sasi jashtëzakonisht të larta të lëngjeve në atë kohë për shkak të dietës së tij, e cila përbëhej nga shumë lëngje por dhe për shkak përdorimit të tij të marihuanës, e cila gjithashtu shkakton shtim të etjes.
“Me fjalë të tjera, ne mendojmë se paaftësia e veshkave të tij për të përpunuar ujin e tepërt e vrau Bruce Lee”, shkruan shkencëtarët në artikullin e botuar në Clinical Kidney Journal. Në ditën e vdekjes, thuhet se kishte pasur dhimbje koke dhe marramendje pasi kishte marrë kanabis dhe ujë.
“Në përmbledhje, Li kishte faktorë të shumtë rreziku që predispozonin për hiponatreminë si rezultat i ndërhyrjes me mekanizmat e homeostazës së ujit që rregullojnë marrjen dhe nxjerrjen e ujit. Tragjikisht, Li i cili ka një shprehje të famshem “Bëhu si uji, mik” , duket se ai përfundimisht vdiq nga uji.”, shkruajnë studiuesit.
/Ts.mk