Maqedoni – Personeli mjekësor janë të parët që do të marrin vaksinën kundër COVID-19

Personeli mjekësor, gjegjësisht mjekët, infermieret dhe stafi tjetër mjekësor janë të parët që do të pranojnë vaksinën kundër COVID-19, sa po të mbërrijë në vend.

Pas tyre përparësi do të kenë të sëmurët kronikë, të moshuarit, të punësuarit nëpër çerdhe dhe të tjerët në listë prioritare, përcjell INA.

Qeveria theksoi se po vijon edhe bisedimet direkte për të sjellë vaksinën dhe se nuk presin vetëm në donacione nga vendet e BE-së, apo vende tjera.

Sipas paralajmërimeve, deri tani janë siguruar 400 mijë vaksina, që pritet të mbërrijnë në muajt e parë të 2021.

Es Ts INA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *