RUSIA E GATSHME TË VAZHDOJË DIALOGUN ME SHBA PËR ARMATIM
Rusia është e gatshme të vazhdojë dialogun me SHBA mbi kontrollin e sistemeve të reja të armëve, jashtë marrëveshjes së Fillimit të Ri, deklaroi sot ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një video- ligjëratë për studentët e Institutit Shtetëror të Moskës për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.
Lavrov tha se shpreson që Moska të jetë në gjendje të negociojë me Uashingtonin për tërheqjen e armëve bërthamore të SHBA-së nga Evropa në të ardhmen.
/Insajderi/