100 NDESHJE ME FANELËN E BARCELONËS

Ndeshja e sontme ndaj Benficës do të jetë e veçantë për Frenkie De Jong.

Nëse mefushori holandez do ketë minutazh, kjo do të jetë paraqitja e tij e 100-të me Barcelonën, shkruan Shqip.com.

23 vjeçari është ndër futbollistët me më së shumti minutazh te katalunasit, por ai ka një sfidë të cilën nuk e ka kaluar ende.

Ai ka shënuar në të gjitha kompeticionet, përveç Ligës së Kampionëve ku ende nuk e ka gjetur rrugën për të goli.

Frenkie ishte transferuar në “Camp Nou” në vitin 2019 dhe që nga atëherë është shndërruar në futbollistët kryesorë të ekipit.

Përveç performancave të mira me blaugranët, ai është i pazëvendësueshëm edhe me kombëtaren holandeze, ku është njeriu kryesor në repartin e mesfushës.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *