2020-TA MUND TË JETË NJË VIT PËR TA HARRUAR, POR GJËRA TË MIRA NDODHËN NË BOTË

Burimi i fotografisë: Foto: PA Images

Ka pasur disa gjëra të mira që kanë ndodhur këtë vit, gjëra që mund të mos jenë diskutuar aq sa duhej të si pasojë e pandemisë që mbizotëroi lajmet për muaj me radhë.

Victor Glover u bë astronauti i parë me ngjyrë që jetoi në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).

Si pjesë e udhëtimit të fundit të Space X në ISS, Victor Glover u bë zyrtarisht astronaut i parë më ngjyrë që jetoi në stacionin hapësinor. Ai shoqëroi Michael Hopkins, Shannon Walker dhe Soichi Noguchi në mision, i cili pa që ekipi u ankorua me sukses me ISS më 17 nëntor. Ekuipazhi po qëndron në stacion për gjashtë muaj.

Për herë të parë në histori, një grup gorillash të rralla në prag të zhdukjes u fotografuan duke bartur foshnje.

Jo vetëm që bën një pamje jashtëzakonisht të adhurueshme, por vjen si një lajm i madh për mbijetesën e gorillave të lumit Cross, të cilat aktualisht klasifikohen si të rrezikuara në mënyrë kritike. Fotografitë, të bëra në korrik, ishin hera e parë që shumë foshnje gorilla janë parë në të njëjtin grup.

Parasite u bë filmi i parë në gjuhë të huaj që mori një Oskar për “Filmin më të Mirë”

Filmi korean theu rekorde dhe fitoi gjithsej katër Oskar, njëri ishte për Filmin më të Mirë. Jo vetëm që ishte filmi i parë në gjuhë të huaj që fitoi çmimin, Parasite ishte filmi i parë korean që fitoi një Oskar në historinë 92-vjeçare të Academy Award.

Zjarrfikësit kanadezë fluturuan për në Australi për të ndihmuar në luftimin e zjarreve.

Zjarret e shkurreve Australiane shkatërruan pjesë të mëdha të vendit, duke i lënë zjarrfikësit vetë për të luftuar zjarrin. Në një përpjekje për të ndihmuar, një ekip kanadezësh fluturuan për të dhënë një dorë. Përveç zjarrfikësve, kishte ekspertë në të gjithë një sërë fushash, nga aviacioni dhe logjistika te parashikimi i sjelljes së zjarrit. Ekipi u prit me brohoritje nga zjarrfikësit australianë pas mbërritjes së tyre.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *