Gruaja i kërkon divorc policit të akuzuar për vdekjen e George Floyd

Gruaja e Derek Chauvin, oficeri i policisë në Minneapolis që po akuzohet për vdekjen e George Floyd, ka bërë kërkesë për divorc nga ai.

Sipas avokatit të saj, Kellie Chauvin është e shqetësuar për vdekjen e Floyd, njofton “Klan Kosova”. “Ajo është e shkatërruar nga vdekja e zotit Floyd dhe bashkëndjenë me familjen dhe të dashurit e Floyd dhe të gjithë ata që u hidhëruan me këtë tragjedi”, thuhet në një deklaratë në emër të Kellie Chauvin dhe familjes së saj .

Sipas deklaratës, Kellie Chauvin zyrtarisht ka bërë kërkesë për divorc.

Vdekja e afro-amerikanit George Floyd në duart e policisë shkaktoi protesta të mëdha në Minneapolis.

/EpokaeRe/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *