EUROSTAT: MALTA, SPANJA DHE ITALIA VENDET ME NIVELET MË TË ULËTA TË FERTILITETIT NË BE

Malta, Spanja dhe Italia janë vendet me nivelet më të ulëta të fertilitetit në BE, deklaroi Eurostat.

Në vitin 2018, pothuaj 1.29 fëmijë për grua kanë lindur në Itali, dhe mesatarja e BE-së është 1.55.

Në vitin 2010, shifra kombëtare ishte 1.46 dhe që atëherë ajo është ulur në mënyrë të vazhdueshme.

Franca (1.88) është vendi i BE-së me shkallën më të lartë të fertilitetit, e ndjekur nga Rumania dhe Suedia (të dy me 1.76), Irlanda (1.75) dhe Danimarka (1.73).

Në nivelin e BE-së, shifra u ul pak nga rekordi i vitit 2008, 2010 dhe 2016, kur lindën 1.57 fëmijë për grua.

Në vitin 2001 shkalla e pjellorisë ishte 1.43.

Në 2018, 5 milion fëmijë kanë lindur në BE, një rënie nga 5.1 milionë në 2017 dhe një rritje nga 4.4 milionë në 2001.

/Insajderi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *