Protestat antiraciste, rrëzohet statuja historike në Britaninë e Madhe
Vala e protestave anti-raciste të filluara në Shtetet e Bashkuara pas vdekjes së George Floyd është përhapur tashmë edhe në vendet europiane, veçanërisht në Britaninë e Madhe.
Pas forcave të policisë, tashmë vëmendja e turmave protestuese po përqendrohet edhe te simbolet që ata mendojnë se janë të lidhura me racizmin.
Në qytetin e Bristolit, me dhjetëra protestues u përqendruan në një nga rrugët qendrore ku rrëzuan një statujë historike të vitit 1895 që i përkiste një filantropisti të njohur vendas, Edward Colston, i cili akuzohet se përgjatë shekullit të 17-të kishte transportuar rreth 100 mijë skllevër nga Afrika në Amerikë dhe Karaibet.
/EpokaeRe/