Dorëheqja e Zaevit, çfarë thotë Kushtetuta dhe rregullorja për punën e Kuvendit?

Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe rregullorja për punën e Kuvendit e rregullojnë procedurën në rast të dorëheqjes së kryeministrit.

Në Nenin 93 të Kushtetutës është nënvizuar se “Dorëheqja e kryetarit të Qeverisë, vdekja e tij apo pengesa e përhershme për kryerjen e funksionit, tërheqin edhe dorëheqjen e Qeverisë. Qeverisë i ndërpritet mandati kur të shpërbëhet Kuvendi. Qeveria së cilës i është votuar mosbesimi, e cila ka dhënë dorëheqje apo së cilës mandati i është ndërpre për shkak të shpërbërjes së Kuvendit, mbetet në funksion deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.

Në nenin 219 nga Rregullorja për punën e Kuvendit, thuhet se “Qeveria. Kryetari i Qeverisë apo anëtar i Qeverisë mund të japin dorëheqje. Dorëheqja e Qeverisë apo të kryetarit të Qeverisë, dorëzohet deri te kryetari i Kuvendit në formë të shkruar dhe mund të arsyetohet…Dorëheqja e Qeverisë apo të kryetarit të Qeverisë, kryetari i Kuvendit menjëherë e dorëzon deri te Kuvendi dhe presidenti i Shtetit”.

Në nenin 220 më tej thuhet se “Kuvendi në seancën e parë, pa debat, konstaton  se kryetarit të Qeverisë apo ndonjë anëtari të Qeverisë i ndërpritet mandati në ditën e mbajtjes së Seancës”.

/Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *