Konfirmohen 118 raste të reja me Kovid-19, katër persona kanë vdekur, janë shëruar 74 pacientë

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1.363 testime, ndërsa janë regjistruar 118 raste të reja me Kovid-19 në: Shkup – 55, Kumanovë – 9, Dibër – 1, Shtip – 1, Prilep – 4, Tetovë – 20, Strugë – 2, Veles – 2, Manastir – 1, Ohër – 9, Gostivar – 4, Gjevgjeli – 1, Strumicë – 2, Sveti Nikollë – 1, Kërçovë – 1, Resen – 5. Në SPQ “8 Shtatori” kanë vdekur katër persona nga Shkupi – një pacient (58) i pranuar më 9 qershor, një pacient (73) i hospitalizuar më 26 maj, një paciente (73) e pranuar në spitalin më 22 qershor. Ka vdekur edhe një pacient (72) më 21 qershor, ndërsa sot u konfirmua rezultati i tij pozitiv, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Instituti për shëndet publik sot regjistroi 74 pacientë të shëruar nga: Shkupi – 37, Shtipi – 3, Prilepi – 5, Tetova – 24, Velesi – 1, Gostivari – 4.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid në vendin tonë nga fillimi i epidemisë është 5.311, ndërsa numri i pacientëve të shëruar është 2.048, kanë vdekur 251, ndërsa në këtë moment numri i rasteve aktive në vend është 3.012. Nga testimet e djeshme, tre janë kontrolluese, në këtë moment shpërndarja nëpër qytete është kjo:

Shkup 2588, aktivë 1734
Kumanovë 703, aktivë 250
Dibër 83, aktivë 31
Shtip 276, aktivë 186
Prilep 235, aktivë 17
Tetovë 558, aktivë 322
Strugë 181, aktivë 101
Veles 169, aktivë 34
Manastir 43, aktivë 14
Ohër 120, aktivë 100
Kavadar 11, aktivë 6
Gostivar 87, aktivë 50
Gjevgjeli 10, aktivë 6 (2 persona nga NJR Gjevgjeli janë banorë të Bogdanci)
Strumicë 12, aktivë 8
Kriva Pallankë, aktivë 5
Radovish 4,
Krushevë 6, aktivë 3
Koçan 51, aktivë 27
Probishtip 13, aktivë 10
Demir Hisar 1,
Makedonski Brod 3, aktivë 1
Pehçevë 5, aktivë 2
Berovë 2, aktivë 1
Vallandovë 6, aktivë 4
Vinicë 3,
Dellçevë 1,
Kratovë 4, aktivë 2
Sveti Nikollë 17, aktivë 15
Kërçovë 9, aktivë 6
Resnjë 70, aktivë 69
Negotinë 19, aktivë 8 (10 persona nga NJR Negotinë janë banorë të Demir Kapisë)
Testet e bëra – 1363, janë përmes: ISHP – 533, QSHP Shkup – 22, Avicena – 73, Biotek – 159, ASHAM – 145, Klinika “Zhan Mitrev” – 179, Mjekësia ligjore – 13 dhe Sistina me PCR metodë – 239. Deri tani në vend janë bërë gjithsej 53.248 testime në Kovid-19. Sot nuk ka testime në kuadër të skriningut.

Në Klinikën infektive gjatë 24 orëve të kaluara janë pranuar nëntë pacientë. Gjithsej janë hospitalizuar 109 pacientë, prej të cilëve në aparate me oksigjen janë 46 pacientë, ndërsa nuk ka pacientë në ventilim mekanik.

Në spitalin e montuar janë hospitalizuar 13 pacientë, në spitalin në Kozle një pacient i moshuar dhe dy fëmijë pozitivë në Kovid-19.

Deri në mëngjes në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar 13 pacientë të rinj, ndërsa aty gjithsej janë hospitalizuar 127 pacientë, prej të cilëve në aparat respirator janë shtatë.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 31 pacientë, ndërsa në spitalin në Shtip 20. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë dhe Prilep janë hospitalizuar 85 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19.

Raste aktive sipas komunave në Shkup deri dje (pas përfundimit të anketave epidemiologjike, mund të ketë ndryshim në shpërndarjen sipas komunave në Shkup)

Çair – 402
Aerodrom – 136
Butel – 138
Gazi Babë – 150
Qendër – 131
Karposh – 116
Saraj – 137
Kisella Vodë – 98
Gjorçe Petrov – 80
Studeniçan – 86
Shuto Orizarë – 73
Haraçinë – 49
Ilinden – 31
Petrovec – 16
Çuçer Sandevo – 15
Sopishte – 12
Zelenikovë – 2
Stranec – 4
Të papërcaktuar – 4.

/TS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *