Musliu për rastin “Spasovski-Bushi”: Të dy janë të zgjedhur në Kuvend dhe secili ka të drejtë ta thotë mendimin e vet

A është Spasovski shef i Bushit, që t’ia mohojë të drejtën e fjalës? Analisti Albert Musliu për TV21 tha se me hierarki Spasovski është shef i Bushit, por të dy ata janë të zgjedhur në Kuvend dhe secili ka të drejtë ta thotë mendimin e vet.

“Spasovski me hierarki është shefi i Bushit sepse është zv.ministër. Kjo çështje e mohimit të fjalës nuk e di si është rregulluar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, por nuk besoj se Spasovski ka kapacitet politik ta limitoj Bushin që ta ketë mendimin e vetë dhe ta shpreh mendimin e vetë. Unë përsëri do të them, nuk besoj se dje Spasovski e ka pasur për qëllim t’i drejtoj ndonjë mesazh Bushit, por as që mund t’i drejtoj sepse të dy ata janë të zgjedhur prej Parlamentit dhe Parlamenti mund t’i ndërroj ose të vendosë dikë tjetër. Ashtu që mendoj se gjithë qëllimi i Spasovskit nuk ishte ai, por ishte për ta miniminizuar zgjerimin e bisedës lidhur me ngjarjen e cila ndodhi në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive” – tha analisti Albert Musliu në një deklaratë për TV21.

/Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *