Egjipti ka rihapur sot xhamitë.
Egjipti rihapi sot xhamitë, pas një mbylljeje tremujore si pasojë e lehtësimit të kufizimeve nga shpërthimi i koronavirusit.
Qeveria lejoi lutjet e përditshme në xhami midis masave paraprake shëndetësore, por ka pezulluar lutjet e së premtes për myslimanët dhe meshën e së dielës për pakicën e krishterë të vendit.
Mediet egjiptiane treguan imazhe të adhuruesve myslimanë brenda xhamive lokale, duke përdorur qilima personale lutjesh dhe duke respektuar distancimin social.
Gjithashtu autoritetet kanë lejuar rihapjen e pjesshme të bizneseve në përpjekje për të zbutur ndikimin ekonomik nga virusi.
/TS/