Nga tatuazhi i Che Guevara-s, varësia ndaj drogës dhe kisha me emrin e tij, 10 fakte nga jeta e Maradonës

Diego Armando Maradona ndërroi jetë në moshën 60-vjeçare duke tronditur botën e futbollit dhe jo vetëm.

Përveç faktit që konsiderohet një nga futbollistët më të mirë të kohërave, Maradona do të mbahet mend edhe për jetën e tij plot vese e skandale, që e veçojnë si personazh të pangatërrueshëm me të tjerët.

Ja 10 fakte nga jeta e tij:

Ka pasur një tatuazh të Che Guevara-s në krah dhe një portret të Fidel Castro-s tatuazh në këmbën e majtë.

Përdori dorën për të shënuar gjatë çerekfinales kundër Anglisë në Kupën e Botës 1986. Goli u konsiderua i rregullt nga arbitri. Pas ndeshjes ai tha: “Goli u shënua pak nga dora e Zotit dhe pak nga ajo e Maradonës”.

Në vitin 1996 do të deklaronte: “Kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë i varur nga droga. Një person që bëhet i varur nga droga i duhet të luftojë çdo ditë”.

Tifozët ngritën një kishë në emrin e tij, “Kisha Maradona” në vitin 1998. Ndjekësit e adhurojnë Maradonën si të ishte Zot, dhe e përkujtojnë çdo 30 tetor që është dita e tij e lindjes.

Në vitin 2000, ai botoi librin e tij autobiografik “Yo Soy El Diego”, që do të thotë “Unë jam Diego”. Ai ia dhuroi honoraret e librit të tij popullit kuban.

Pasi theu xhamin e makinës së një fotografi, Diego tha: “E bëra me dorën e arsyes”.

Maradona ka dy fëmijë legalë. Duke folur mbi atësinë e tij Diego tha: “Fëmijët e mi legjitimë janë Dalma dhe Giannina. Të tjerët janë produkt i parave dhe gabimeve të mia”.

Në vitin 2005, Maradona filloi të drejtojë një emision televiziv. Pele ishte i ftuari i tij kryesor në emisionin e tij të parë, pavarësisht rivalitetit të tyre.

Në dhjetor 2007, Maradona u shfaq me një bluzë ku shprehte mbështetje për popullin e Iranit dhe kjo gjë u shfaq në muzeun e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit.

Maradona vizitoi varrin e Hugo Chavez në prill 2013 dhe i nxiti venezuelët të zgjedhin pasardhësin e caktuar të udhëheqësit të ndjerë, socialistin Nicolas Maduro: “Vazhdoni luftën”, tha Maradona në televizion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *