Zaevi: Vazhdon rritja e pagës mesatare, pagat do të rriten edhe më tutje

Vazhdon rritja e pagës mesatare. Në prill të këtij viti ajo ishte 28.438 denarë, që është rritje prej 10,1 për qind ose për 2.608 denarë në krahasim me prillin e vitit 2020, kur ishte 25.830 denarë, shkroi sot në profilin e tij në Fejsbuk kryeministri Zoran Zaev.

“Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, rritja ka të bëjë, para së gjithash, në rritjen e neto-pagës mesatare mujore të paguar për një të punësuar në sektorët: Art, zbavitje dhe rekreacion (28,6%), Veprimtari financiare dhe veprimtari të sigurimit (24,0%) dhe Objekte për akomodim dhe veprimtari servise me ushqim (21,7%)”, shkroi Zaevi.

Pagat, theksoi do të rriten edhe më tutje, sepse kujdesemi për të gjithë qytetarët, njëjtë!

/Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *