Kurti flet për shaminë në shkolla: S’duhet të ketë ndalim, por mosha 16 vjeçare është pragu

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur për udhëzimin administrativ që e ndalon bartjen e shamisë në shkolla dhe fushatën që ka nisur për shfuqizimin e tij.

Kurti ka thënë se që nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe elementeve të tjera fetare në jetën publike të qytetarëve, por mosha 16 vjeçare është pragu.

Këtë qëndrim, Kurti tha se e ka shprehur edhe më parë.

“Sa i përket Udhëzimit Administrativ, Ministria e Arsimit është duke e pëcjellur me vëmendje shqetësimin e ngritur të qytetarëve që e kanë nisur fushatën. Ne do ta kemi edhe projektligjin për liritë fetare, që do ta sjellim në Kuvend.

Qëndrimin tim e kam thënë para shumë vjetëve, që nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe elementeve të tjera fetare në jetën publike të qytetarëve, por mosha 16 vjeçare është pragu.

Nëse mund të marrësh kartën e identitetit në moshën 16 vjeçare, nëse sistemi e mundëson me një procedurë edhe të lidhësh kurorë në moshën 16 vjeçare, besojmë që në të ardhëm edhe mosha e votimit të qytetarëve të ishte 16 vjeç.

Ne e shohim moshën 16 vjeçare si moshë e pragut për shumë gjëra, e në këtë aspekt edhe për moshën e shamisë, Ky nuk është qëndrim i ri, e kemi thënë edhe më parë”, tha Kurti në një adresim para gazetarëve.

/Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *