Ja në cilët raste lejohet mosmbajtja e maskës në Maqedoninë e Veriut

Ndër masat e reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në Maqedoninë e Veriut është mbajtja e obligueshme e maskave në ambiente të hapura.

Ligji që prej sot hyn në fuqi parasheh MBAJTJEN E MASKËS në ambiente të hapura, që nga dalja nga shtëpia, gjegjësisht gjatë lëvizjes në ambiente të hapura, në tregje, transportin publik si dhe ambiente të mbyllura si institucione shtetërore, markete, dyqane, banka, posta, spitale dhe të tjera, përcjell INA.

Kjo masë nuk do të vlejë: gjatë aktiviteteve sportive në ambient të hapur apo të mbyllur, por me respektimin e protokolleve specifike për mbrojtje si distance, dezinfektimi dhe të ngjajshm;

Gjatë drejtimit të makinës private, nëse shoferi është vetëm apo me person apo persona me të cilët jeton në bashkësi apo të familjes më të ngushtë;

Gjatë qëndrimit në oborrin e shtëpisë i vetëm apo me person/persona me të cilët jetojnë në një familje apo në bashkësi;

Gjatë qëndrimit në restorante apo kafene, por duke respektuar protokollet specifike për mbrojtje si distance, dezinfektimi dhe të ngjajshme;

Nëse përdoret tip tjetër i pajisjeve mbrojtëse specifike për vendin e caktuar të punës;

Fëmijët që janë nën moshën 6 vjeç;

Personat që kanë gjendje apo probleme specifike shëndetësore, me nevoja të veçanta apo të tjerë që mbajtja e maskës për ta është problematike apo ka kundërefekt.

/Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *