“All Star Game” në Angli, ja propozimi dhe formacionet e mundshme

“All Star Game” në formatin britanik. Pronari amerikan i Chelseat, Todd Boehly hedh idenë e çmendur për një ndeshje yjesh në Premier League ku ata të veriut të përballen me jugun.

Manjati amerikan beson se kjo ide do të ridimensionojë dhe fuqizojë futbollin ishullor dhe federata duhet ta mendojë me seriozitet këtë propozim.

Boehly beson gjithashtu se Premier duhet të punojë me sistemin play-off për skuadrat që ngjiten dhe ato që bien ndërsa ideja e “All Star Game”, sipas tij, do të sjellë miliona euro në arkat e klubeve dhe të gjithë duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi.

Chelsea shpenzoi më shumë se 300 milionë euro në merkaton e verës dhe Bohely kërkon që në të ardhmen shuma të tilla të shpenzohen nga të gjithë në Angli që sipas tij duhet të punojnë më shumë me marketingun.

Por si do të ndahej sot Anglia nëse “All Star Game” do të luhej? Më poshtë po ju propozojme dy formacionet më të mira të mundshme.

/Indeksonline.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *