Altrim Mamuti zgjidhet zv.shef shtabi i Lëvizjes BESA

Sekretari gjeneral i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha ka bërë të ditur në profilin e tij në Facebook se Altrim Mamuti do të jetë zëvendës shef i shtabit zgjedhor të BESËS.

“Për shkak të koordinimit më të mirë të strukturave partiake dhe gjithë atyrë që për çdo ditë i japin mbështetje Lëvizjes BESA dhe këtij koalicioni fitues, së bashku me Altrim Mamutin u dakorduam që ai të kryejë detyrën e zëvendës shefit të Shtabit Qendror Zgjedhor.
Na priftë e mbara drejt suksesit të ardhshëm” ka shkruar sekretari gjeneral i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha.

/P/B/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *