Ambasadori i ri i BE-së: Me padurim pres ta njoh vendin, duke siguruar mbështetje për integrimin e saj në BE

Ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Gir ka arritur në vend.

“Arrita në Shkup. Me padurim pres ta njoh vendin dhe popullin e saj, duke siguruar në të njëjtën kohë mbështetje për integrimin e saj në BE”, ka shkruar në Tuiter, Dejvid Gir, ambasador i ri i BE-së në vend.

Dejvid Gir ka realizuar takim me shefin e diplomacisë, Bujar Osmani i cili ka pranuar kopjet e letrave akredituese për emërimin e tij.

Gir vjen në vendin e ambasadorit të deritashëm të BE-së në vend, Samuel Zhbogar.

Zhbogar e ka ushtruar funksionon e ambasadorit nga 1 shtatori 2016, ndërsa ka ardhur në vendin e ish shefit të atëhershëm të BE-së, Aivo Orav.

/TS.MK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *