Arrestohet personi që gjuajti me koktel molotovi drejt Kuvendit

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se është identifikuar dhe arrestuar personi që para dy dite gjuajti me koktel molotovi drejt Kuvendit, përcjell TV21. Për idntifikimin e të njëjtit policia gjat ditës së djeshme kërkoi edhe ndihmëne qytetarëve.

“Gjatë ditës së djeshme është privuar nga liria edhe personi që hodhi koktel molotovi në ndërtesën e Kuvendit më 05.07.2022. Bëhet fjalë për J.S.(18) nga Shkupi, i cili është identifikuar nga video dhe ka pranuar veprën. Pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

/ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *