Artan Grubi: Të gjithë partnerët e koalicioni qeveritar janë kundër dorëheqjes së Zaevit

Zëvendëskryeministri nga radhët e BDI-së, Artan Grubi në konferencë për shtyp pas takimit me partnerët e koalicionit qeveritar tha se në mungesë të Ahmetit, bashkë me ministrat Osmani dhe Besimi dhanë përkrahjen për shumicën parlamentare.

“Dhamë mbështetje njëzëri për shumicën parlamentare, për programin e Qeverisë dhe për vazhdueshmërinë e politikave qeveritare, në veçanti në aspektin e integrimit evropian, në aspektin e reformave dhe në aspektin e sigurisë”, u shpreh Grubi.

Ai tha se të gjithë partenrët e koalcionit qeveritar kanë qenë kundër dorëheqjes së kryeministrit Zaev dhe se dorëheqja e tij ka qenë e përshpejtuar.

Grubi u shpreh se Maqedoninë e presin negociata me Bullgarinë për zgjidhjen e çështjes me Sofjes, të hapen negociatat dhe më pas kur të vendoset shteti në binare mund të shihen opsione të tjera. Grubi për dorëheqjen e Zaev nuk e komentoi duke thënë se ai duhet ta komentojë dorëheqjen e tij.

/Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *