BEJRUT: PROTESTAT NUK NDALEN, PËRKUNDËR SE QEVERIA DHA DORËHEQJE

Për të tretën natë radhazi kanë vazhduar protestat në kryeqytetin e Libanit në Bejrut, duke shprehur kështu zemërimin për eksplodimin e një jave më parë ku mbetën të vdekur më shumë se 200 njerëz, njofton Insajderi.

Protesta ka eskaluar krejtësisht nga turma afër ndërtesës së parlamentit, ku demonstruesit kanë hedhur fishekzjarrë dhe policia ua ka kthyer me gaz lotsjellës.

Pak orë para se të shpërthente protesta e natës së fundit, kabineti qeveritar libanez dha dorëheqje.

Kryeministri, Hassan Diab, fajin për shpërthimin ia la korrupsionit endemik përgjatë viteve, por refuzoi të merrte përgjegjësi personalisht.

Një zjarr në një depo ku po ruheshin 2750 tonë nitrat amoniak, ka shkaktuar shpërthimin masiv në Bejrut.

Lënda me rrezik të lartë shpërthimi prej gjashtë vjetësh po ruhej në kushte shumë të dobëta në port të Libanit.

Shpërthimi madh përveç se ka mbytur mbi 200 veta, ka lënë edhe mijëra të lënduar dhe ka shkatërruar pothuajse pjesën më të madhe të qytetit.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *