Bekteshi: Nuk do të ketë kufizime të energjisë elektrike, masat që sjellim janë që të mos rritet çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë

Shpallja e gjendjes së krizës energjetike nuk do të thotë se do të ketë kufizime për energjinë elektrike, masa të tilla nuk parashikohen. Sipas të gjitha të dhënave që disponojmë për momentin, nuk ka asnjë problem me furnizimin me energji elektrike, kriza vjen si pasojë e goditjeve të mëdha të çmimeve në bursat e energjisë elektrike, ndaj do të kërkojmë nga Qeveria në seancën e ardhshme të rregullt që të shpallë krizë energjetike.
Kështu ceku ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në paraqitjen e sonte në ditarin e Televizionit Sitel.

“Situata e krizës në sektorin energjetik do të shpallet që ne si Qeveri të mund të injektojmë drejtpërdrejt mjete nga buxheti për ESM0-në dhe MEPSO-n për të rritur likuiditetin e tyre. Për këtë arsye kemi bërë ndryshime në Dekretin për shpalljen e gjendjes së krizës në mënyrë që mjetet të transferohen tek kompanitë energjetike. Ministria e Financave ka siguruar rreth 100 milionë euro që të mund të ndërhyjë drejtpërdrejt në këto dy kompani që MEPSO të mbulojë borxhet, kurse ESM të sigurojë thëngjill për prodhimin e energjisë elektrike, tha ministri Bekteshi.

Ministri theksoi se aktualisht po punohet për vendosjen në funksion të të gjitha kapaciteteve vendore për prodhimin e energjisë elektrike në mënyrë që të mos ketë goditje çmimesh, përkatësisht rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël.

“Nga prodhimi vendor, çmimi i prodhimit të energjisë elektrike është nga 56 deri në 70 euro për megavat orë, ndërsa çmimi i energjisë elektrike në bursë është 200 euro për megavat orë. Me masat që po ndërmarrim po kujdesemi për qytetarët, amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël që të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike”, tha Bekteshi.

Ministri përkujtoi se tashmë janë marrë masa për të shmangur goditjet e çmimeve, si ulja e TVSH-së për energjinë elektrike, si dhe programi për varfërinë energjetike.

“Aktualisht është duke u përgatitur një Program i ri për kategoritë e ndjeshme të qytetarëve që marrin vauçerë prej 1000 denarëve për varfëri energjetike, ndërkohë me këtë program u ndihmohet 35 mijë amvisërive në vendin tonë, për rritjen e tyre, si dhe të ndikojmë drejtpërdrejt në këtë grup të qytetarëve. ”, tha ministri Bekteshi në paraqitjen e tij në televizionin Sitel.

/Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *