Benzema rrëmben ‘Topin e Artë’

Sulmuesi francez i Realit të Madridit, Karim Benzema është shpallur lojtari më i mirë i sezonit të kaluar nga revista prestigjioze “France Football”, duke lënë pas Kevin De Bruyne, Robert Lewandowskin dhe Sadio  Manenë, përcjell Albinfo.ch.

34 vjeçari në sezonin e kaluar ishte fitues i La Ligas, Championsit, Superkupës së Spanjës, Superkupës së Europës dhe Nations League me Francën. Benzema poashti ishte golashënuesi më i mirë i kampionatit spanjoll me 27 gola, “bomberi” i Championsit me 15 finalizime dhe dy gola në Superkupë për një total prej 44 golash në nivel klubesh.

/albinfo.ch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *