Besar Durmishi zgjidhet kryetar i Këshillit Komunal të Tetovës

Besar Durmishi nga Lëvizjes Besa është zgjedhur si kryesues i Këshillit Komunal të Tetovës. Durmishi në këtë pozitë është zgjedhur me përkrahjen të Aleancës për Shqiptarët, VMRO-DPMNE-së  dhe Listës së pavarur të Hamdi Sulejmani,  i cili ka dy këshilltarë. Me 16 vota Besar Durmishi tash më është kryesues i Këshillit, ndërsa BDI me 10 këshilltarë, PDSh dhe LSDM me nga dy këshilltarë do të ngelen në opozitë.

Nga Lista e pavarur thonë se ata do te përkrahin çdo iniciativë në të mirë të Tetovës, mirëpo nuk do të jenë pjesë shumicën në çdo vendimmarrje.

Ndryshe, seanca e Këshillit Komunal të Tetovës për herë të parë është duke u transmetuar online.

/Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *