BIONTECH: VAKSINËN PËR MUTACIONIN E RI TË VIRUSIT E PRODHOJMË PËR 6 JAVË

Kompania gjermane BioNTech ka thënë se me teknologjinë ekzistuese mund të prodhojë vaksinë tjetër edhe për mutacionin më të fundit të Coronavirusit, shkruan Financial Times, njofton Insajderi.

Madje kanë njoftuar se vaksinën e re mund ta prodhojnë shumë shpejt – për vetëm gjashtë javë.

Varianti i ri i virusit alarmoi njerëzit meqë rastet u rritën shumë shpejt në Britani të Madhe.

Mutacioni i ri fillimisht u shfaq në Britani në shtator, por është shpërndarë në shumë vende dhe tashmë është identifikuar edhe në Danimarkë, Islandë, Holandë, Australi dhe Itali.

“Çfarë do të bëjmë ne është se do ta ndryshonim insertin e vaksinës dhe ta zëvendësojmë me variantin e ri të virusit pa e prekur pjesën tjetër të platformës”, tha Ozlem Tureci, shefi i BioNTech.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *