Borisov i shprehi ngushëllime Zaevit për viktimat në fatkeqësinë e komunikacionit

EPA-EFE/CHRISTIAN HARTMANN / POOL

Lideri i GERB-it, Bojko Beorisov i shprehi ngushëllime kryeministrit Zoran Zaev me rastin e fatkeqësisë së rëndë të autobusit në të cilën 46 njerëz humbën jetën.

“Bisedova në telefon me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Shpreha ngushëllime për qytetarët e vdekur të vendit të tij në fatkeqësinë e autobusit në autostradën ‘Struma’”, shkroi Borisov në Fejsbuk.

Ai shfaqi bindje se institucionet kompetente do t’i konfirmojnë shkaqet e fatkeqësisë.

Borisov gjithashtu e bindi Zaevin se të lënduarit të cilët janë hospitalizuar në spitalin në “Pirogov” në Sofje do ta marrin kujdesin më të mirë mjekësor.

/Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *