CHRISTINA AGUILERA-S DIKUR I KËRKONIN TË NDËRRONTE EMRIN PËR ARSYEN MË ABSURDE

Christina Aguilera kohët e fundit reflektoi në takimet që ajo pati në fillim të karrierës së saj muzikore me njerëz të biznesit, për të cilët thotë se kritikonin mbiemrin e saj sepse tingëllonte “shumë etnik”, shkruan Insider, transmeton Insajderi.

“Mbaj mend kur isha në fillimet e mia, ishte një debat i madh rreth meje për ndryshimin e mbiemrit sepse të gjithë biznesmenët përreth meje menduan se ishte shumë i gjatë, tepër i ndërlikuar dhe shumë etnik”, tha Aguilera së fundmi në një intervistë për Billboard.

Ajo tha se një nga opsionet për një emër të mundshëm skenik ishte “Christina Agee”.

“Ishte e qartë se ky emër nuk do të funksiononte”, tha Aguilera. “Unë isha tejet e vendosur kundër idesë dhe doja të përfaqësoja atë që jam vërtet. Jam latine, është një pjesë e trashëgimisë sime dhe kush jam”.

Por që përfundimisht, ajo nuk ishte lëkundur nga vendimi i saj për t’u prezantuar si Christina Aguilera. Dhe mirë bëri, sepse Christina Agee, thjesht tingëllon… jo si ajo.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *