Covid-19/ E gjithë Maqedonia e Veriut në “gjendje krize” për 30 ditë

Këshilli i Sigurisë i ka propozuar Qeverisë të shpallë gjendje krize në gjithë territorin e shtetit në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

Lajmin e bën të ditur presidenca në Shkup.

Presidenti Stevo Pendarovski vlerësoi se gjendja me Covid-19 në vend është serioze.

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe i cili u ftua të mer pjesë në mbledhje, ka informuar mbi situatën dhe për organzimin për menaxhimin e pandemisë.

Në takim morën pjesë Zoran Zaev, Talat Xhaferi, Radmilla Shekerinska, Bujar Osmani dhe Venko Filipçe, ndërsa mungoi ministri i brendshëm Oliver Spasovksi për shkak të infektimit me Covid-19.

Nga nisja e pandemisë deri tani, Maqedonia e Veriut numëron 50,015 të infektuar dhe 1397 viktima si pasojë e Covid-19.

/Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *