Dalin pamjet e para, kështu do të duket iPhone 12 Pro
Së fundmi, një postim i ri zbulon se si do të duket në të vërtetë iPhone 12 Pro, përcjell albinfo.ch.
Një video e pjesës së shasisë së telefonit, e postuar në Twitter, jep një dukje të celularit të mençur.
Apple pothuajse çdoherë prezanton telefonat e rinj në mes të shtatorit dhe java e ardhshme do të ishte tradicionalisht koha për ngjarjen Apple. Në vend të kësaj, si rezultat i pandemisë, prezantimi i telefonit të mençur pritet të shtyhet përsëri në tetor.
/Albinfo.ch