Dymbëdhjetë emigrantë janë gjetur në një automjet të drejtuar nga një shtetas serb

Policia mbrëmë ka ndaluar një “citroen” me targa serbe të drejtuar nga një banor i Vranjës në të cilin janë gjetur 12 emigrantë nga Siria. Drejtuesi është arrestuar, ndërsa është njoftuar edhe prokurori publik.

MPB kumtoi se mbrëmë rreth orës 23:15 në rrugën rajonale fshati Davidovë – Gjevgjeli, nëpunësit plicorë kanë ndaluar një automjet për pasagjerë “citroen” me targa të Serbisë, i drejtuar nga S.S. (35) nga Vranja, Republika e Serbisë. Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 12 emigrantë nga Siria.

Drejtuesi S.S. është shoqëruar në stacion policor për procedurë të mëtejme.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe është duke u punuar në zbardhjen e ngjarjes.

/TS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *